Rreth nesh
You Are Heard është një hapësirë e sigurt, ku anëtarë të komunitetit LGBTIQ+ nga Ballkani Perëndimor e Turqia, por edhe profesionistë e mbështetës mund të raportojnë dhe të kërkojnë support për krimet dhe gjuhën e urrejtjes. Incidentet dhe krimet e urrejtjes janë akte dhune dhe veprime dashakeqëse të drejtuara ndaj një apo disa individëve për shkak të karakteristikave personale të tyre, qofshin faktike apo të supozuara.
Kjo platformë raportimi është krijuar me iniciativën e një grupi prej 10 organizatash të shoqërisë civile nga 10 shtete të ndryshme. ERA koalicioni pwr të Drejta të Barabarta LGBTI u kujdes të kontaktonte dhe të mblidhte ekspertizën e duhur nga 10 partnerët e këtij projekti, për të sjellë një platformë që do t`i shërbejë efektivisht konumitetit LGBTIQ+. Pjesë e çmuar e këtij bashkëpunimi është ndërveprimi me partnerin tonë britanik, Stonewall (Stoneëall), që na ndihmoi të ndërtonim dhe të publikonim këtë ëebsite-softëare dhe të monitoronim në mënyrë më të sigurt të gjithë procesin.
Mes mbledhjes së raportimeve tuaja, ne synojmë të ndërtojmë baza faktike që do të ndihmojnë në betejën e përbashkët për garantimin efektiv të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+. Një tjetër aspekt thelbësor i kësaj platforme është realizimi i ndërlidhjes mes subjekteve që kanë nevojë për shërbime të caktuara me ofruesit e këtyre shërbimeve në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe efektive.
Pyetjet të shpeshta
Pse raportimi bën diferencën?
Çdo raportim në vetvete është i rëndësishëm, pasi krijon një bazë mbi të cilën mund të krijojmë tablo më të qarta të niveleve të krimeve të urrejtjes ndaj individëve LGBTQI+ në rajon. Këtë bazë faktike mund ta shfrytëzojmë në punën tonë advokuese për të dëshmuar nevojën reale të komunitetit LGBTIQ+ për politika kombëtare dhe sisteme mbështetëse të përmirësuara. Po kështu, mes këtyre të dhënave mund t`u dëshmojmë partnerëve dhe aleatëve tanë në të gjithë botën arsyet reale për më shumë mbështetje dhe bashkëpunim.
Aktualisht edhe pse shumë vende po ndajnë me OSBE -në të dhëna mbi nivelet e krimeve të urrejtjes, rastet e raportuara nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Turqia mbeten të pakta. Duke mbajtur parasysh realitetin e komunitetit LGBTIQ+, vështirësitë në raportim dhe pabarazitë e ndeshura, jemi të vetëdijshëm se nivelet e krimeve dhe gjuhës së urrejtjes janë shumë më të larta sesa tregojnë shifrat aktuale.
Ju lutemi të klikoni mbi seksionin e Statistikave për t`u njohur me botimet tona më të fundit, të cilat bëhen të mundura vetëm përmes të dhënave të mbledhura nga raportimet tuaja.
Kush mund të raportojë një incident urrejtjeje?
Nëse jeni subjekt i një incidenti urrejtjeje ose keni qenë dëshmitar okular i ngjarjes, ju mund të raportoni rastin mes kësaj platforme.
Nëse punoni për një organizatë të shoqërisë civile ose një organ/institucion tjetër që punon për mbështetjen e subjekteve të incidentev të urrejtjes, ju gjithashtu mund të plotësoni një raport mbi rastin.
Nëse vetëm keni dëgjuar mbi një incident (nga një mik apo i njohur), ju kërkojmë të siguroheni që keni faktet e sakta para se të plotësoni një raportim si dhe të keni marrë pëlqimin e subjektit/subjekteve për raportimin dhe për çdo informacion personal të tyre që do të ndani mes kësaj platforme.
A mund të raportoj në mënyrë anonime?
Po, shumica e individëve raportues zgjedhin anonimatin. Nëse dëshironi të mbeteni anonim, ju këshillojmë të mos përfshini të dhënat tuaja të kontaktit dhe të dhëna personale gjatë plotësimit të raportimit.
Kjo platformë është dizenjuar dhe krijuar duke u kujdesur, që në çdo rast raportimet anonime të mos përmbajnë asnjë detaj teknik që identifikon subjektet e tyre.
Si të veproj nëse ndihem nervoz/e apo jo rehat lidhur me raportimin e rastit?
E kuptojmë plotësisht faktin, se plotësimi i një raportimi mund të jetë një eksperiencë e vështirë për ju. Si subjekt i incidentit, raportimi i rastit apo dëshira për të mbetur anonim është tërësisht në vullnetin tuaj, pasi mirëqenia dhe siguria juaj janë prioritare në çdo rast.
Nëse filloni të plotësoni një raport dhe më pas vendosni të ndaleni për ndonjë arsye, thjesht mund të dilni nga platforma dhe informacioni juaj nuk do të ruhet.
Nëse vendosni të plotësoni një raport anonim, ju sigurojmë se asnjë element teknik i raportimit nuk ka kapacitetin ta lidhë raportimin me subjektin e tij. Nëse gabimisht përfshini në raportimin tuaj informacione që ju identifikojnë, ne mund të realizojmë menjëherë fshirjen e tyre nga sistemi ynë.
Nëse vendosni të përfshini në raportim të dhënat tuaja të kontaktit për të kërkuar ndihmë apo suport, vetëm organizata mbështetëse LGBTIQ+ e përzgjedhur nga ju do të mund të aksesojë këto të dhëna me qëllimin e vetëm për t`ju mbështetur. Në përmbajtje të formularit të raportimit do të gjeni një seksion ku mund të specifikoni detaje mbi mënyrën se si dëshironi të kontaktoheni (orari, data, mjeti i komunikimit). Pasi të keni përfituar mbështetjen që ju nevojitet nga organizata partnere, çdo informacion personal i juaji do të fshihet në mënyrë përfundimtare nga sistemi ynë.
Në rast pyetjesh, na kontaktoni në hatecrimes@lgbti-era.org ose përmes organizatave partnere të listuara në faqe.
Cilat janë të drejtat e mia në rast raportimi?
Drejtohuni në pjesën hyrëse të formularit të raportimit për më shumë informacion në lidhje me të drejtat tuaja. Pasi t`i keni lexuar ato me kujdes do t`ju kërkohet pëlqimi lidhur me raportimin, në mënyrë që të sigurohemi që ju e kuptoni dhe e miratoni këtë proces.
Po sikur diçka të shkojë keq gjatë plotësimit të formularit?
Nëse nuk e keni përfunduar ende formularin, mund të dilni nga platforma dhe asnjë nga informacionet e plotësuara nuk do të ruhet. Nëse ndeshni ndonjë problem teknik lidhur me formularin e raportimit apo keni ndonjë pyetje në lidhje me të, dërgoni një email në hatecrimes@lgbti-era.org dhe dikush do t`ju kontaktojë shumë shpejt.
Si të veproj nëse incidenti/krimi i urrejtjes po ndodh tani ose nëse jam akualisht në rrezik?
Kini parasysh se kjo platformë nuk përfaqëson një shërbim emergjence. Raportimet e marra përmes kësaj platforme kërkojnë disa ditë për t`u analizuar dhe rishikuar.
Nëse jeni aktualisht në një situatë të rrezikshme ose kritike, ju këshillojmë të kontaktoni shërbimet lokale të emergjencës ose shërbimet locale mbështetëse për personat LGBTIQ+.
Përmes butonit Kërko support në këtë faqe mund të gjeni një listë shërbimesh që ofrohen në afërsi me ju, por mbani parasysh që shumica prej tyre nuk kanë karakter emergjent dhe punonojnë me orare të kufizuara.
Nëse jeni duke plotësuar një raportim dhe vini re se për këtë shkak mund të jeni në një situatë të rrezikshme, dilni nga faqja e internetit menjëherë. Siguria dhe mirëqenia juaj janë faktorët më të rëndësishëm në çdo kohë.