Organizatat partnere

Kjo platformë është krijuar nga bashkëpunimi i organizatave të shoqërisë civile nga 10 shtete

ERA – Koalicioni pwr të Drejta të Barabarta LGBTI

ERA – Koalicioni pwr të Drejta të Barabarta LGBTI

(Ballkani Perëndimor dhe Turqia)

ERA – Koalicioni pwr të Drejta të Barabarta LGBTI nw Ballkanin Perëndimor dhe Turqi është një organizatw rajonale ombrellw që vepron në 9 shtete (Shqipëri, Bosnjë & Hercegovinë, Kroaci, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Slloveni dhe Turqi) me një anëtarësi aktuale prej 70 organizatash LGBTI. Misioni ynë është të frymëzojmë ndryshime pozitive në shoqëri dhe të arrijmë barazi e respekt të plotë për të drejtat njerëzore të individwve të të gjitha orientimeve seksuale, identiteteve/shprehjeve gjinore/karakteristikave gjinore dhe tw seksit. Ne jemi të përkushtuar në përmirësimin e statusit social të personave LGBTI, përmes forcimit të kapaciteteve të organizatave LGBTI në rajon, advokimit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe pwrmes përmirësimit të vizibilitetit të lëvizjeve dhe komuniteteve LGBTI në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

lgbti-era.org

 

Stonewall

Stonewall

(Mbretëria e Bashkuar)

Stoneëall është një organizatë e ngritur për personat LGBTQ+ në çdo pjesë të botës. Vizioni ynë është ai i një bote ku të gjithë njerëzit LGBTQ+ janë të lirë të jenë vetvetja dhe mund të jetojnë jetën në mënyrë të plotë. Fushatat tona nxisin ndryshime pozitive në qëndrimet dhe politikat publike, mes ndërtimit të programeve të qëndrueshme të ndryshimit. Ne njohim rëndësinë e sfidave të përbashkëta për komunitetet LGBTQ+ në të gjithë botën së bashku me nevojat specifike të vendeve të caktuara. Organizatat lokale janë në pozicionin më të mirë për t`u bërë zëri i komuniteteve vendase dhe për të nxitur ndryshime domethënëse positive për kauzën LGBTQ+, çka përbën arsyen kryesore të besimit tonë të fortë te bashkëpunimi me secilën prej tyre. Më tepër rreth nismave tona globale mund të informoheni duke vizituar faqen tonë të internetit.

stonewall.co.uk

 

Aleanca

Aleanca

(Shqipëri)

Aleanca kundër diskriminimit LGBTI (Aleanca LGBTI) është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që targeton ndryshimin drejt një shoqërie të lirë, të hapur dhe të barabartë, e cila përqafon diversitetin dhe është gjithëpërfshirëse ndaj të gjithë individëve, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor të tyre. Aleanca LGBTI u krijua në Mars 2009 nga një grup të rinjsh LGBTI, të cilët prej 3-vitesh kishin punuar vullnetarisht për të ndryshuar mentalitetin e shoqërisë shqiptare ndaj komunitetit LGBTIQ+. Në vitin 2013, me suportin e organizatës ndërkombëtare Civil Rights Defenders, Aleanca çeli dyert e qendrës së parë komunitare për personat LGBTI në Shqipëri. Fushat kryesore të punës së organizatës përgjatë viteve përfshijnë ngritjen e kapaciteteve, ndërgjegjësimin, advokimin dhe lobimin lidhur me kauzën LGBTIQ+, si dhe trajnimin e punonjësve të policisë, psikologëve të shkollave, mësuesve, gazetarëve, aktivistëve të ët drejtave të njeriut, nëpunësve zyrtarë dhe punonjësve socialë. Në Dhjetor 2014, Aleanca LGBTI dhe ProLGBT hapën qendrën e parë rezidenciale për të rinjtë LGBTIQ+ të pastrehuar.

www.aleancalgbt.org

 

Tuzla Open Center

Tuzla Open Center

(Bosnje-Hercegovinë)

Tuzla Open Center (TOC) është një organizatë jo-qeveritare e vendosur në Tuzla të Bosnje-Hercegovinës. Organizata përqëndron punën e saj në kantonin e Tuzlës, duke synuar promovimin e të drejtave LGBTI dhe barazisë gjinore në jetën dhe hapësirat publike mes aktivizmit të vazhdueshëm dhe parimeve feminist. TOC përbëhet nga një skuadër me 8 persona, e ngritur mbi vlerat e solidaritetit, lirisë dhe barazisë, që punon për forcimin e pozitave shoqërore të komunitetit lokal LGBTI+, duke propozuar dhe advokuar mes politikave dhe legjislacionit gjithëpërfshirës. Krijimi i një infrastrukture suporti institucional ndaj personave LGBTI+, ndërgjegjësimi I publikut, ngritja e kapaciteteve, prodhimi I njohurive dhe rritja e pjesëmarrjes në krijimin e një rrjeti local të shoqërisë civile janë disa nga fushat kryesore ku përqëndrohet puna jonë.

TOC operon në nivel lokal dhe rajonal, mes lidhjes dhe ndërveprimit me organizatat kombëtare, rajonale dhe Europiane për të drejtat e njeriut. Vizioni i Tuzla Open Center është një shoqëri, ku çdo individ është i lirë dhe i barabartë, pavarësisht gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor dhe/ose shprehive gjinore.

www.toc.ba

LGBT Center Split

LGBT Center Split

(Kroaci)

LGBT Center Split është një platformë e organizatave të shoqërisë civile, që shërben si një hapësirë e sigurt dhe pranuese për zhvillimin e komunitetit local LGBTIQ. Qendra mundëson pjesëmarrjen aktive të komunitetit në aktivitete social-kulturore si dhe ofron asistencë ligjore e suport psikologjik për individët e interesuar. Mes aktiviteteve advokuese Qendra synon të sjellë ndryshime pozitive në ndërgjegjësimin e publikut dhe në politikat publike. Platforma funksionon mbi vlerat e gjithëpërfshirjes, tolerancës, antifashizmit dhe queer-feminizmit. LGBT Center Split shërben si qendra e jetës social-kulturore për komunitetin lokal queer dhe si një katalizator për ndryshime sociale.

Organizatat që e përbëjnë këtë plaformë janë Domine, queerANarchive, Queer Sport Split, dhe Split Pride.

www.lgbtcentarsplit.org

Trans Aid

Trans Aid

(Kroaci)

Trans Aid është organizata e parë e fokusuar specifikisht në çshtjet trans, interseks dhe në variacionet gjinore në Kroaci.

Organizata u krijua në 2012-ën nga një grup I vogël individësh transgjinorë dhe me gjini jo binare nga Zagrebi, të cilët identifikuan nevojën e komuniteteve të tyre për suport dhe fuqizim. Misioni i Trans Aid është puna drejt promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të individëve transgjinorë, interseks dhe me gjini jo-binare, përmbysja e cisnormativitetit, patriarkatit dhe heteronormativitetit si dhe arritja e barazisë së plotë mes individëve të çdo gjinie, identiteti apo shprehie gjinore. Programet tona kryesore përfshijnë aspekte si advokimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi në drejtim të mirëqenies së komuniteteve që përfaqësojmë, fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të tyre si dhe eleminimi i rasteve të diskriminimit dhe dhunës.

Trans Aid implementoi programin e parë komunitar në Kroaci me në fokus ndihmën psikologjike, asistencën ligjore dhe aktivitetet shoqërizuese dhe edukuese për komunitetet trans, interseks dhe individët me gjini jo binare.

transaid.hr

CSGD

CSGD

(Kosovë)

Qendra për zhvillimin e grupeve shoqërore- CSGD është krijuar dhe regjistruar në vitin 2003 me qëllim kryesor suportin, mbrojtjen dhe advokimin për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë. Organizata ka 4 fusha prioritare, ndër të cilat: 1.Fuqizimi i komunitetit LGBTI në Kosovë; 2.Rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi të drejtat LGBTI; 3.Advokimi për përmirësimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Kosovë dhe 4.Implementimi i programit për parandalimin e HIV-it mes komuniteteve MSM në Kosovë.

Fillimisht, puna e organizatës u përqëndrua në ngritjen e një qendre sociale, ku anëtarët e komunitetit LGBTI të ndjeheshin të sigurt për t`u socializuar mes tyre dhe për të marrë shërbimet e tjera që ofronte organizata (2004). Duke nisur nga viti 2007, CSGD u angazhua në organizimin e fushatave të ndryshme publike, duke targetuar problematikat dhe çështjet kryesore që preknin komunitetin LGBTI. Organizata CSGD ka dhënë suport teknik në hartimin dhe miratimin e Planit kombëtar të veprimit për periudhën Nëntor 2016-Nëntor 2018, si pjesë e Grupit Kombëtar Këshillues dhe Koordinues për të drejtat e komunitetit LGBTI.

csgd-ks.org

Juventas

Juventas

(Mali i Zi)

Organizata jo-qeveritare Juventas është krijuar dhe funksionon nga 29 Janari 1996, duke përfaqësuar një nga organizatat më të vjetra malazeze.

Misioni i Juventas është përmirësimi i realiteteve shoqërore mes ofrimit të shërbimeve inovative dhe përmirësimi I shërbimeve ekzistuese për personat që rrezikohen nga përjashtimi shoqëror. Po kështu, Juventas synon të forcojë kapacitetet pjesëmarrëse të komuniteteve që përfaqëson në proceset advokuese dhe në zhvillimin e politikave publike për një jetë më të mirë. Vizioni I Juventas është një shoqëri ku mbizotëron drejtësia sociale dhe kushdo ndjehet I sigurt, I lirë, I respektuar, I përfaqësuar në vendimmarrje dhe ku të drejtat dhe liritë themelore të çdokujt garantohen pavarësisht diferencave individuale dhe karakteristikave personale. Juventas aplikon sistemin e menaxhimit të cilësisë, mes implementimit të standardit ISO 9001:2015.

Organizata është anëtare active e ILGA, TGEU dhe është një nga themelueset e rrjetit ERA dhe LGBTIQ Equal Rights Association për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ekspertiza e Juventas përfshin kryesisht ofrimin e shërbimeve të drejtpërdrejta ndaj komunitetit LGBTI qysh nga viti 2006. Këto shërbime përfshijnë shpërndarjen e kondomëve dhe lubrifikantëve, këshillimin me mjekë, psikologë dhe punonjës socialë, shërbime të higjienës së veshjeve për anëtarët e pastrehë të komunitetit etj. Gjatë periudhës më kritike të pandemisë COVID-19, organizata shpërndau paketa ushqimore dhe higjienike për anëtarët në nevojë të komunitetit LGBTI, si dhe mbështeti mes bonusit të qerasë anëtarët më vulnerabël të komunitetit.

juventas.co.me

Spektra

Spektra

(Mali i Zi)

Organizata jo-qeveritare Spektra është themeluar në Podgoricë të Malit të Zi. Veprimtaria e saj fokusohet në çështjet që prekin komunitetet transgjinore, interseks dhe individët me gjini jo-binare dhe ka si mision promovimin e barazisë gjinore dhe të drejtave themelore të personave LGBTIQ. Puna e Spektra ngrihet mbi parimet bazë të feminizmit dhe ndërsektorialitetit. Akivitetet e implementuara fokusohen në advokimin për pranim shoqëror dhe barazi gjinore për të gjithë individët LGBTIQ, të cilëve u ofrohet suport dhe u lehtësohet aksesi në shërbime, kryesisht në ato shëndetësore. Ofrimi i shërbimeve sociale, si krijimi i grupeve të suportit dhe këshillimit për personat me gjini jo-binare, ndërgjegjësimi i publikut dhe i institucioneve lidhur me këtë temë, siguria dhe mbrojtja nga dhuna, përfaqësimi dhe raportimi etik në media i çështjeve LGBTI dhe ndërtimi i aleancave të qëndrueshme me institucionet e edukimit në vend janë disa nga fushat kryesore ku përqëndrohet puna e organizatës.

asocijacijaspektra.org

Queer Montenegro

Queer Montenegro

(Mali i Zi)

Organizata jo-qeveritare Queer Montenegro është e vendosur në Podgoricë të Malit të Zi. Organizata inkurajon organizimin e mbledhjeve mes individëve LGBTIQ, familjarëve e miqve të tyre me misionin kryesor të krijimit të një lëvizjeve LGBTIQ, e cila do të punojë në mënyrë active për mbrojtjen e të drejtave themelore të personave LGBTIQ. Ndër qëllimet e tjera të organizatës përmendim arritjen e barazisë së plotë ligjore dhe sociale të personave LGBTIQ si dhe vizibilitetin e pjesëmarrjen aktive të komunitetit në proceset vendimmarrëse dhe politike në Malin e Zi. Queer Montenegro përfaqësohet nga 1 skuadër me 7 anëtarë, të dedikuar në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të komunitetit LGBTIQ, në ofrimin e asistencës ligjore dhe suportit psikologjik për individët LGBTIQ, në advokimin dhe lobimin për garantim të plotë të të drejtave dhe lirive themelore të komunitetit LGBTIQ në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, në rritjen e vizibilitetit dhe në promovimin e kulturës queer në vend. Çështje të tjera në fokus të punës së organizatës përfshijnë monitorimin e punës së institucioneve shtetërore dhe raportimit etik në media lidhur me personat LGBTIQ.

Duke nisur nga viti 2013, Queer Montenegro organizon çdo vit eventin e paradës së krenarisë në Podgoricë, një event që operon në nivel local, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

queermontenegro.org

Coalition Margins

Coalition Margins

(Maqedonia e Veriut)

Koalicioni “Për të drejtat shëndetësore dhe seksuale të komuniteteve të margjinalizuara” është themeluar në vitin 2007 në formën e një platforme të përbashkët dhe jo të formalizuar të një grupi organizatash të përbërë nga HOPS – Healthy Options Project Shkup, HERA, IZBOR – Strumica and EGAL. Duke nisur nga viti 2011, Koalicioni u regjistrua ligjërisht dhe mori formën e një organizate jo-qeveritare. Organizata promovon një realitet ku të gjithë individët janë të barabartë, të mbrojtur nga diskriminimi dhe u garantohen të drejtat dhe liritë e tyre themelore në një shoqëri të lirë dhe demokratike.

Koalicioni promovon mbrojtjen dhe respektin e të drejtave të të gjithë komuniteteve të margjinalizuara, duke parë me prioritet individët LGBTI, përdoruesit e substancave narkotike, njerëzit e infektuar me HIV, punonjësit e seksit dhe gratë e margjinalizuara. Puna e organizatës drejtohet te advokacia, kërkimi dhe analiza shkencore, përfshirja e komuniteteve të margjinalizuara në krijimin dhe implementimin e politikave shtetërore, si dhe në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme apo aleancave me aktorët e shoqërisë civile.

www.coalition.org.mk

Helsinki Committee for Human Rights

Helsinki Committee for Human Rights

(Maqedonia e Veriut)

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut është një organizatë e shoqërisë civile e regjistruar në vitin 1994. Komiteti monitoron situatën e të drejtave të njeriut, ofron asistencë juridike, bashkëpunim me organizata dhe institucione shtetërore me qëllim përmirësimin e promovimit, respektit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Komiteti punon drejt mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga instrumentat ndërkombëtare dhe nga Akti final i Helsinkit i vitit 1975.

Në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme drejt promovimit të të drejtave dhe lirive themelore, harmonizimit të legjislacionit dhe praktikave vendase me ato të Bashkimit Europian, Komiteti i Helsinkit: Organizon monitorime sistematike të situatës së të drejtave të njeriut në vend, ofron asistencë juridike falas për individët, grupet dhe subjektet e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përpara organizatave ndërkombëtare, organizon konferenca, seminare, panele, aksione publike dhe akte të tjera të angazhimit shoqëror, si dhe promovon e lehtëson zhvillimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe shoqërisë civile.

mhc.org.mk

LGBTI Support Centre

LGBTI Support Centre

(Maqedonia e Veriut)

LGBTI Support Centre është themeluar në Tetor 2012, si pasardhëse e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Shkup. Vizioni I organizatës është një shoqëri e lirë nga çdo lloj diskriminimi, ku çdokush gëzon të drejtat dhe liritë themelore njerëzore, pavarësisht statusit LGBTI+. Misioni i organizatës përfshin fuqizimin direkt të komunitetit local LGBTI+ dhe ndryshimin e statusit ligjor e shoqëror të individëve LGBTI+ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

LGBTI Support Centre po punon aktualisht në tri drejtime të ndryshme: programi për komunitetin, program i advokimit, programi i strehimit. Organizata ofron suport psikologjik dhe ligjor për rastet e dhunës, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+ dhe fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm, raportimin dhe në dokumentimin e rasteve. Strehimi i personave LGBTI+ në risk përbën një fushë prioritare të veprimtarisë së organizatës, e cila fokusohet më tej edhe në çështje të edukimit, shërbimeve shëndetësore, mbrojtjes sociale, kulturës queer etj.

lgbti.mk

Da Se Zna!

Da Se Zna!

(Serbi)

Da Se Zna! u themelua në vitin 2016 dhe u fokusua në regjistrimin dhe dokumentimin e akteve të kundërligjshme ndaj personave LGBTI+ në Republikën e Serbisë. Sot, fokusi kryesor I organizatës qëndron në fuqizimin e komunitetit mes asistencës ligjore dhe psikologjike, por edhe bashkëpunimit me politikëbërësit. Misioni I Da Se Zna! është krijimi I një sistemi më efektiv për mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna që kanë në bazë urrejtjen për shkak të statusit LGBTI+ dhe formësimi i reagimit institucional në përputhje me standardet ndërkombëtare.

dasezna.lgbt

SKUC-LL & SKUC-Magnus

SKUC-LL & SKUC-Magnus

(Slloveni)

ŠKUC-LL and ŠKUC-Magnus përfaqëson koalicionin më të vjetër të organizatave LGBTI në Slloveni, dhe në rajonin e Europës lindore e juglindore. Të krijuara përkatësisht në vitet 1984 dhe 1987 të dy organizatat përfaqësojnë çshtje të vizibilitetit LGBTI, luftës për të drejta dhe liri të barabarta dhe asaj për hapësira më të sigurta për komunitetin LGBTI.

Mes punës së vazhdueshme me institucione qeveritare dhe jo-qeveritare organizatat synojnë institucionalizimin dhe mbrojtjen e të drejtave LGBTI. Organizatat kanë qenë pjesë e hapësirës mediatike sllovene në mënyrë të vazhdueshme dhe për një kohë të gjatë. Aktualisht organizatat ofrojnë hapësira të sigurta për komunitetin LGBTI, akses në library dhe arkiva queer, akses në publikime queer, përfaqësim mediatik të kauzës LGBTI dhe hapësira kreative për komunitetin.

www.ljudmila.org/lesbo
www.magnus.si

Legebitra

Legebitra

(Slloveni)

Legebitra është një organizatë e shoqërisë civile me në fokus kauzën LGBTI. Aktiviteti I organizatës përfshin fushat e të drejtave dhe lirive themelore, edukimin, shëndetin fizik, mendor dhe seksual, advokimin shoqëror dhe ndryshimet sistemike mbi bazat e respektit për çdo orientim seksual, identitet e shprehi gjinore dhe për karakteristikat e seksit. Pjesë thelbësore e punës së Legebitra është konsiderata për ndërseksionalitetin mes statusit LGBTI+ dhe rrethanave të tjera personale të individëve, si gjendja shëndetësore, kombësia, raca, etnia, gjuha, feja dhe besimi, aftësia e kufizuar, mosha, statusi shoqëror, situate ekonomike, edukimi etj.

legebitra.si

Kaos GL

Kaos GL

(Turqi)

Kaos GL është një nga organizatat më të mëdha dhe me eksperiencë në Turqi. Kaos GL referon për zgjidhje çështjet e ndryshme të individëve LGBTI+ te partneri strategjik, May 17th Association. May 17th Association është themeluar në vitin 2019, me misionin e ofrimit të ekspertizës, asistencës ligjore dhe suportit psikologjik  për personat LGBTI+. Të dyja organizatat janë të vendosura dhe operojnë në kryeqytetin turk të Ankarasë.

kaosgl.org