RAPORTO TANI

Report now

Përdorni këtë format për të raportuar rastin tuaj të gjuhës apo krimit të urrejtjes. Regjistrimi i një raporti bën diferencën në trajtimin efektiv të rastit dhe për më tepër informacion lidhur me këtë hap mund të drejtoheni në faqen tonë të statistikave dhe evidencave. Në vijim, ju ftojmë të lexoni me vëmendje informacionin e mëposhtëm lidhur me regjistrimin e të dhënave tuaja dhe të drejtat që gëzoni lidhur me to. Nëse dëshironi të vijoni me regjistrimin e një raportimi, konfirmoni mes përzgjedhjes së kutisë respektive dhe më pas do t`ju drejtojmë në formatin e raportimit.

Ky format përmban 4 seksione, ku shumica e pyetjeve janë opsionale për plotësim. Në varësi të detajeve që dëshironi të përfshini në raportim, plotësimi i këtij formati do t`ju marri nga 5 deri në 20 minuta kohë. Ju mund të ndërprisni plotësimin e formatit në çdo moment dhe në këtë rast asnjë informacion i plotësuar nuk do të regjistrohet. Jemi të vetëdijshëm se regjistrimi i një raportimi është hap i rëndësishëm e shpesh i vështirë, prandaj ju këshillojmë të konsideroni paraprakisht sigurinë dhe mirëqenien tuaj.

Të dhënat e regjistruara dhe të drejtat tuaja:

  • Mbani parasysh, se informacioni i regjistruar prej jush në këtë format do të përdoret në punën tonë advokuese për qëllime raportimi.
  • Përmbajtja e plotë e raportimit tuaj do të ndahet vetëm me organizatën që ju do të zgjidhni, emri i së cilës do t`ju komunikohet pasi të plotësoni informacionin lidhur me vendin ku ndodhi incidenti.
  • Të dhënat tuaja personale (nëse vendosni të ndani të tilla) dhe informacioni i detajuar në përmbajtje të raportimit nuk do të ndahen pa pëlqimin tuaj të shprehur me asnjë organizatë apo entitet tjetër të ndryshëm nga organizata ku do të adresohet raportimi, megjithatë ekstrakte statistikore me informacion anonim do të përdoren nga ERA, Stonewall dhe nga partnerë të besuar për qëllime raportimi dhe advokimi (psh. në formate të ngjashme si, “52% e individëve që raportuan një krim urrejtjeje në Shqipëri, u shprehën se X”).
  • Në rast se zgjidhni të raportoni anonimisht, tregohuni të kujdesshëm të mos përfshini informacione që ju identifikojnë apo mund të shpien në identifikimin tuaj dhe/ose të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
  • Mund të kërkoni suport të mëtejshëm, duke lënë në hapësirën e dedikuar të dhënat tuaja të kontaktit si dhe duke përzgjedhur llojin e shërbimit/eve me të cilat mund t`ju vijmë në ndihmë. Të dhënat e kontaktit do t`i adresohen organizatës respektive në vendin tuaj, përfaqësues të së cilës do t`ju kontaktojnë për të ndërmjetësuar marrjen e suportit që keni kërkuar.
  • Të dhënat tuaja personale do të fshihen nga sistemi ynë pa vonesë, me përmbushjen e qëllimit për të cilin u mblodhën.